Vjen lajmi nga Kina, publikohen rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit
Një vaksinë eksperimentale kundër coronavirusit e zhvilluar nga një kompani kineze u bë kandidati i parë që publikoi të dhënat njerëzore në një ditar mjekësor.
“Këto rezultate paraqesin një moment historik të rëndësishëm. Testimi tregon se një dozë e vetme e vaksinës së re COVID-19 prodhon antitrupa specifikë kundër virusit në 14 ditë, duke e bërë atë një kandidat të mundshëm për hulumtime të mëtejshme”, shpjegon personin përgjegjës për punën, Wei Chen, nga Instituti i Bioteknologjisë në Pekin, Kinë, shkruan Business Insider.
“Megjithatë, këto rezultate duhet të interpretohen me kujdes. Sfidat në zhvillimin e një vaksine COVD-19 janë të pashembullt. Ky rezultat tregon një vizion premtues për zhvillimin e vaksinave COVID-19, por ne jemi akoma në një rrugë të gjatë deri te vënia në dispozicion e kësaj vaksine për të gjithë botën”, thotë shkencëtari.
Aktualisht, ka më shumë se 100 vaksina kundër COVID-19 që po testohen në të gjithë botën.