Vladimir Putin merr vaksinën Sputnik V kundër covid-19

Ashtu si krerë të tjerë të lartë në të gjithë botën edhe Presidenti rus Vladimir Putin është vaksinuar kundër Covid-19.

Njoftimi erdhi nëpërmjet një postimi në twitter në profilin zyrtar të kompanisë që ka prodhuar vaksinën ruse Sputnik.

Postimi shoqërohet me një foto të Presidentit Putin duke buzëqeshur me krahët e ngritur për fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi u raportua gjithashtu nga agjencia Interfax, e cila citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov. “Putin ndihet mirë. Ai ka një ditë pune të plotë nesër,” tha Peskov.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët edhe udhëheqës të tjerë si presidenti I SHBA Joe Biden janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Ai mori dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech një në dhjetor dhe tjetrën në janar, ndërsa e gjithë procedura e bë edhe publike nëpërmjet një videoje.

Pas tij edhe zv. presidentja Kamala Harris dhe të tjerë zyrtarë të lartë amerikanë. Mes udhëheqësve të vaksinuar janë edhe kryeministri I Indisë, Narendra Modi, kryeministri I Izraelit, Benjamin Netanyahu, ai i Hungarisë Viktor Orbán, britaniku Boris Johnson,  presidenti I Turqisë Recep Tayyip Erdogan etj.

Ndryshe nga liderët e tjerë botërore, kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk është vaksinuar ende ndaj koronavirusit.

Gjatë një interviste për një gazetë gjermane, Merkel tha se asaj nuk i lejohet të marrë vaksinën e AstraZeneca, për shkak se vaksina në fjalë nuk është aprovuar për personat mbi 65 vjeç.

Procesi i vaksinimit në të gjithë botën po vijon gradualisht. Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë vendet që kanë vaksinuar një pjesë më të madhe të popullsisë së tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?