Vladimir Putin mesazh rusëve: Jemi të fuqishëm

Nga shtëpia e tij, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në mesazhin e Pashkëve të së dielës, drejtuar popullit të tij,  deklaroi se situata e coronavirusit në vend është nën kontroll. Rusia raportoi një rritje prej 6 mijë personash të infektuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 48 mijë persona.

“Të dashur miq, nga thellësia e zemrës ju uroj gëzuar Pashkët ortodokse, një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët. Jam i vetëdijshëm që të gjithë besimtarët rusë do të më bashkohen në këtë festë, që kremtohet ndryshe nga vitet e tjera. Të gjitha strukturat qeveritare po punojnë sistematikisht dhe në mënyrë të përgjegjshme. Situata është nën kontroll”.

Lideri rus tha se ekonomia e vendit, shkencëtarët dhe sistemi shëndetësor janë në lartësinë e duhur për t’i bërë ballë çdo situate. Autoritetet ruse, së bashku me klerikët ortodoksë, i kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve. “Po analizojmë me kujdes përvojën e vendeve të tjera. Në bashkëpunim të vazhdueshëm me miqtë dhe kolegët tanë, ne kuptojmë se ç’po ndodh, i shohim rreziqet dhe dimë çfarë të bëjmë, pavarësisht se si do shkojë situata dhe po ndërmarrim çdo hap të nevojshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?