Vogëlushi 15 muajsh trembet nga protestuesit, ata i rrethojnë makinën dhe nisin të këndojnë

Pas shumë ditësh protesta intensive në Liban, ku populli është ngritur kundër qeverisë aktuale për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, videoja e një fëmije të vogël, i cili është trembur nga protestuesit, po bën xhiron e rrjetit.

Mamaja e të voglit, Eliane Jabbour, ishte duke ecur me makinë në distriktin Baabda, në jug të Bejrutit, kur një turmë protestuesish i rrethuan makinën. I vogli Robin, i cili është vetëm 15 muajsh, ishte në makinë me të. Ai nisi të frikësohej.

Nëna tregon për CNN se kishte folur me protestuesit dhe teksa u ka kërkuar të mos bërtasin, u ka treguar atyre se ka një fëmijë të vogël. Pas këtij momenti, protestuesit nisën të këndonin “Baby Shark”, për të gëzuar vogëlushin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja thotë se çdo gjë ishte spontane. Ajo tregon: Atij i pëlqen kjo këngë. E dëgjon shumë herë në shtëpi dhe qesh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Videoja u shpërnda shumë herë në rrjet dhe kaloi edhe kufijtë e Libanit, sikurse protesta e drejtë e këtij populli për ndryshim qeverie dhe kushte më të mira ekonomike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?