Vogëlushja 8-vjeçare gjendet e therur në shtëpi

Një vajzë 8-vjeçare është therur për vdekje në një shtëpi duke u cilësuar si incident që ka ndodhur brenda familjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në West Midlands ku u arrestua një burrë 54-vjeçar. Policia u njoftua rreth orës 21:15 ku vogëlushja u gjet me lëndime të rënda.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Ndërkohë burri po trajtohet në spital për një plagë në stomak dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet shkaku i incidentit të tmerrshëm dhe policia ka nisur hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?