Von der Leyen: BE solidarizohet me vendet e prekura nga moti i keq

Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar për situatën e përmbytjeve në Greqi, Bullgari dhe Turqi.

Përmes një statusi në platformën X (Twitter), presidentja e KE shpreh mbështetjen për vendet e prekura, pas situatës katastrofike të ndodhur për shkak të motit të keq.

Sipas saj, BE-ja është në kontakt me autoritetet greke dhe se do të ofrojë mbështetje të plotë nëpërmjet mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Evropa është në anën e njerëzve të prekur nga përmbytjet katastrofike në Greqi, Bullgari dhe Turqi”, tha Ursula von der Leyen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?