Von der Leyen: Deri në korrik, do të vaksinohen 70% e të rriturve të BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të të gjithë të rriturve evropianë deri në korrik. Agjencia Europiane e Barnave ka rekomanduar vazhdimin e administrimit të një doze të dytë të vaksinës AstraZeneca midis 4 dhe 12 javësh pas administrimit të së parës.

Sipas EMA-s bilanci përfitim-rrezik i vaksinës AstraZeneca mbetet pozitiv për të rriturit në të gjitha grupmoshat, duke specifikuar se “përfitimet e vaksinimit rriten me rritjen e moshës dhe normave të infeksionit”.

EMA konfirmon se vaksina “është efektive në parandalimin e shtrimeve në spital, pranimet në njësitë e kujdesit intensiv dhe vdekjet për shkak të Covid-19. Efektet anësore më të zakonshme janë përgjithësisht të lehta ose të moderuara dhe përmirësohen brenda disa efektet anësore më serioze janë raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të pazakontë me trombocite të ulëta, që vlerësohet të ndodhë në një në 100,000 njerëz të vaksinuar. Njerëzit duhet të kërkojnë kujdes mjekësor nëse kanë simptoma”.

SHKARKO APP