Von der Leyen: Do të krijohet një Hagë që do ndjekë penalisht krimet në Ukrainë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri me dije krijimin e një qendre ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimeve në Ukrainë me qendër në Hagë.
Drafti thekson se BE-ja dhe Ukraina mbështesin zhvillimin e një qendre ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimit dhe agresionit në Ukrainë (Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit, ICPA).
Është menduar që qëndra të jetë me seli në Hagë dhe se synimi kryesor të jetë koordinimi i hetimeve për krimin e agresionit kundër Ukrainës, ruajtja dhe ruajtja e provave për gjykimet e ardhshme. Kjo qendër koordinimi duhet të lidhet me ekipin e përbashkët hetimor të mbështetur nga Eurojust.