Von der Leyen: Jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milionë njerëz

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premton se BE-ja do të jetë në gjendje të vaksinojë 700 milionë njerëz me një diapazon prej 20-50 milionë dozash, të shpërndara çdo muaj në bazë të marrëveshjeve me kompanitë farmaceutike.

“Në skenarin më të mirë të mundshëm marrëveshjet për blerjen paraprake të vaksinave anti-Covid “që kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë një varg midis 20-50 milionë dozash, të shpërndara, çdo muaj, kur kompanitë e para të jenë gati. Nëse të gjithë kandidatët që kemi për prodhimin e vaksinave janë të suksesshëm, në 2021 do të kemi 1 miliard e 220 milionë vaksina. Edhe nëse të gjithë kandidatët dështojnë, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milionë persona”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?