Von der Leyen paralajmëron dërgimin e Putinit përpara drejtësisë për luftën në Ukrainë

Zyrtarja e lartë e BE-së, Ursula von der Leyen u zotua duke mos lënë fjalë pa lëvizur kur bëhet fjalë për mbajtjen e presidentit rus Putin përgjegjës për luftën kundër Ukrainës.

“Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur për t’i kërkuar llogari Putinit dhe pasardhësve të tij”,-tha në një deklaratë që shënonte hapjen e një qendre të ndjekjes penale për agresionin rus në Ukrainë.

Qendra është e vendosur në agjencinë e drejtësisë të BE-së Eurojust në Hagë. “Qendra e re ndërkombëtare e prokurorisë do të luajë një rol kyç për të siguruar që autorët të sillen para drejtësisë”, theksoi von der Leyen.

Shtetet perëndimore kanë kërkuar prej kohësh mënyra për të ndjekur penalisht Rusinë, ndoshta me një gjykatë speciale.

SHKARKO APP