Vonesat në dërgesat e vaksinave, BE shton trysninë ndaj prodhuesëve

2021 nisi me lajmin e mirë që vaksinimi ndaj Covid-19 po vijon në shumë shtete. Mbi këtë situatë, BE-ja po shton presionin ndaj kompanive farmaceutike për respektimin e kontratave të nënshkruara për sigurimin e vaksinave. Pfizer dhe Astra Zeneca, kanë njoftuar së fundmi se do të reduktojnë dërgesat e BE-në për shkak të problemeve në prodhim.

”Në emër të BE-së planifikojmë të detyrojmë kompanitë që të respektojnë kontratat që kanë nënshkruar dhe presim që të ketë tranparencë duke përdorur të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për zbatimin e kontratës”,-deklaroi Charles Michele, Presidenti i Këshillit Europian.

Nga ana tjetër, 6 ministrat nga Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i drejtuan një letër të përbashkët Komisionit Europian për të shprehur shqetësimet e thella lidhur me vonesat, dhe i kërkuan KE-së të shtojë trysninë ndaj Pfizer për të respektuar afatet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse Italia ka paralajmëruar aksion ligjor kundër reduktimit të dozave, dicka qe e ka quajtur të papranueshme. Për shkak të vonesave, Italia ka pezulluar injektimin e dozave të dyta. Po ashtu Franca kërcënon të penalizojë Pfizer nëse vaksinat nuk do të mbërrijnë sipas afatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?