Voton edhe Vuçiç: Vendimi i Kosovës për moslejimin në referendum, do të ketë pasoja të mëdha

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas votoi në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, pati edhe një koment për Kosovën, ku Kuvendi miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda vendit.

Vuçiç tha se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të mëdha”.

Po ashtu ai s’është ndarë i kënaqur as me vendet e QUINT-it dhe vendosmërinë e tyre për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta lejojë mbajtjen e këtij referendumi.

Ai pati qasje kritike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Nga to nuk mund të dëgjohen kritika apo sanksione ndaj Prishtinës për ndalimin e votimit në referendum”, tha Vuçiç.

SHKARKO APP