Vrasësi që shfarosi një familje ende në arrati

Në 2 janar të këtij viti, një familje e tërë u gjet e vdekur në shtëpinë së tyre në Novi Iskar, një fshat në Bullgari. Rosen Angelov, një i dënuar për pedofili dhe i dyshuar për krim të organizuar, fati i të cilit nuk dihet prej disa vitesh, kjo për faktin se ai ndërron identitetin dhe vendbanimin gjithmonë duke i ikur kështu Policisë, dyshohet se ka vrarë të gjithë pjesëtarët e familjes.

Dyshimet e para janë se ai vrau ish-të dashurën e tij me të cilën ka pasur një vajzë, me pas bashkëshortin e saj, një fëmijë tjetër dhe gjyshen e tij, shkruan Insakder.

Mediat bullgare raportojnë se Angelov i cili tashmë është në arrati dhe sipas policisë bullgare është njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm, besohet se fillimisht ka hyrë në kuzhinën e shtëpisë që ndodhej në katin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuzhinë mendohet se ka qëlluar Nedelchon, bashkëshortin e ish-të dashurës së tij. Më pas vrau edhe djalin e tij, George.  Pas kësaj, ai ka shkuar në dhomën tjetër dhe vrau nënën e bashkëshortit të ish-të dashurës, Elenka Burdijeva një 72 vjeçare e cila ishte e shtrirë në krevatin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-e dashura e tij, Cathy së bashku me vajzën e saj Nancy që ishte nga lidhja e tyre e mëhershme, gjendeshin në katin e dytë. Trupat e pa jetë të bashkëshortit të ish-të dashurës dhe djalit të tij, i kishte dërguar në dhomën ku ishte gjyshja e tyre, gjithashtu e vrarë.

Më pas ai kishte vrarë vajzën e tij dhe kishte rrëmbyer Cathy-n. Por edhe atë e vrau. Trupi i saj u gjend disa kilometra larg fshatit.

Policia në Bullgari po e konsideron këtë akt si një prej më të tmerrshmëve që ka ndodhur në Bullgarinë e viteve të kaluara.

Dyshimet e para janë se e gjithë kjo vrasje u bë shkaku i xhelozisë që vrasësi kishte ndaj ish-të dashurës së tij që e la atë për tu martuar për një burrë tjetër.

Banorët e fshatit, thanë se vrasësi ishte paraqitur disa herë në fshat duke kërcënuar por ata dyshojnë se ky sulm ka qenë mirë i përgatitur.

E autoritetet në Bullgari kanë edhe dyshime të tjera. Disa zyrtarë hetimor kanë thënë se pista e hetimit është shtrirë edhe në  dyshimet se e gjithë vrasja ka ndodhur për shkak të implikimit në bandat e kontrabandës dhe shitjes së heroinës, një nga drogat më të përhapura dhe më të tregtuara në Evropën  Juglindore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?