Vrasja e 20 vjeçares britanike, Caroline, dyshohet se piloti grek kishte një lidhje tjetër
Babis Anagnostopoulos hesht nga qelia e tij e burgut, por gjithmonë e më shumë dyshime hidhen mbi marrëdhënien e tij me bashkëshorten britanike, Caroline Crouch.
Policia greke duket se po verifikon dhe pretendimet se piloti kishte lidhje me një grua tjetër. Këtë gjë e thote gazetari Vassilis Lambropoulos sipas te cilit 32-vjeçari kishte kontakte me një grua, identiteti i të cilës nuk është bërë publik.
Caroline mund ta ketë zbuluar një gjë të tillë e ndoshta kjo ka qenë arsyeja përse ka dashur të largohet nga shtëpia. Ta Nea thotë se piloti mendohet të ketë pasur kontakte me një grua rreth 40 vjeçe, e cila është nga mjedisi i tij profesional. Reporteret vendas janë përpjekur të flasin me gruan në fjalë, por u është përgjigjur avokati i saj që këmbëngul vetëm se ajo nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 20-vjeçares.
Sipas mediave britanike nga ana tjetër, piloti mund të ketë transportuar lëndë narkotike për kartelet e drogës, e ndoshta e shoqja e ka zbuluar këtë fakt dhe nuk e ka pranuar dot. Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë pasi mbyti Caroline me jastëk, dhe u përpoq të hiqte çdo dyshim nga vetja për krimin, me pretendimin se ishte një bandë grabitësish të dhunshëm që i vrau bashkëshorten.