Vrasja e ariut të zi zemëron aktivistët

Një grup gjahtarësh ka zemëruar të gjithë aktivistët e kafshëve për një postim të publikuar në rrjetet sociale. Ata kanë vrarë një ari të zi në Meksikë dhe e kanë fotografuar atë, duke e quajtur si një “trofe”. Në pamje shfaqen 5 persona, ku njëri qëndron pranë kafshës, ndërsa të tjerët që rrinë pas tij duken të qeshur. Për këtë fotografi janë prekur edhe banorët e zonës së Bocoyna, pasi ata nuk i kanë lënduar asnjëherë kafshët. Ariu i zi është një specie prioritare për ruajtjen në Meksikë dhe autoritetet e kanë klasifikuar në rrezik zhdukjeje. Mendohet se kjo kafshë është nëngrup i arinjve të zinj amerikanë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?