Vrasja e çiftit homoseksual, policia: Shqiptari dhe shokët e tij, kishin konflikt me viktimat

Vrasja e çiftit homoseksual nuk është vrasje me pagesë. Policia e Maltës, thotë se shqiptari Daniel Muka dhe maqedonasi Victor Dragomanski, nuk janë vrasës me pagesë. Mediat malteze shkruajnë se nuk ka asnjë shenjë hyrje me forcë në banesë, por duket se ka pasur një luftë të shkurtër mes autorëve të krimit dhe njërit prej viktimave, Chris Pandolfino.

Provat e zbuluara deri më tani kanë ngritur dyshime se vjedhja mund të ketë qenë një taktikë e mundshme devijimi të vëmendjes për shkak se shumë sende të çmuara në shtëpi nuk janë vjedhur.

Shqiptari është i akuzuar edhe më herët për krime, pasi u arrestua afërsisht një javë më vonë pasi policia zbuloi makinën me të cilën u arratis. I dyshuari i tretë është identifikuar si shtetasi danez Jesper Kristiansen. Ai u arrestua në Cadiz, Spanjë pasi u arratis nga Malta dhe do të duhet të përballet me një gjyq ekstradimi përpara se të akuzohet në Maltë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?