Vrasja e Floyd, Joe Biden: Rreth 15% e amerikanëve nuk janë njerëz të mirë
Ish zv/presidenti amerikan Joe Biden është shprehur gjatë një diskutimi për vrasjen e George Floyd se një numër i madh amerikanësh nuk janë njerëz të mirë.
Biden po mundohej që të dënonte politikën e ndjekur nga presidenti amerikan Trump gjatë këtyre protestave, por në fakt e vuri veten në qendër të kritikave të mundshme.
“Diku mes 10-15 për qind e njerëzve aty jashtë nuk janë edhe aq njerëz të mirë,” tha Biden një një diskutim të mbajtur online me aktoren Don Cheadle të enjtjen.
Duke folur për ndarjen që është bërë mes njerëzve pas dhunës të ushtruar ndaj afro-amerikanit George Floyd dhe vendimit të Trump për të vendosur në vend “ligjin dhe rendin”, Biden dënoi fjalët dhe tonin e përdorur nga presidenti.
” Fjalët që thotë presidenti kanë rëndësi. Kështu që kur një president çohet dhe ndan njerëzit gjatë gjithë kohës, atëherë do të dalë në pah më e keqja jonë. Ofendimet më të këqija mund të dalin.”
Sa i përket 15 përqindëshit të amerikaneve, që sipas tij nuk ishin edhe aq njerëz të mirë, Joe Biden shtoi më tej se shumica e njerëzve janë të mirë.
“…Por ne nuk jemi këta. Shumica e njerëzve janë të mirë dhe ne duhet t’i bashkojmë..,” përfundoi ai.
/abcnews.al