Vrasja e gazetarit arab, Turqia ndan regjistrime të Khashoggit me Arabinë dhe SHBA

Turqia thotë se ka ndarë regjistrime në lidhje me vrasjen e gazetarit dhe shkrimtarit Jamal Khashoggi me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Arabinë dhe të tjerët.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti pohimin e tij se Arabia Saudite e dinte se kush e kishte vrarë Khashoggi.

Khashoggi, një kritik i sundimtarëve sauditë, u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arabia Saudite ka pranuar se është vrarë atje, por mohoi sugjerimet që përfshinte familjen mbretërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht shkrimtari ishte larguar nga konsullata i padëmtuar.

Sauditët gjithashtu kanë mohuar komentet e bëra nga Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman duke e përshkruar Khashoggi si  ‘një islamik i rrezikshëm’.

Thirrja telefonike e raportuar në Shtëpinë e Bardhë erdhi para se Arabia Saudite të pranonte se Khashoggi ishte vrarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?