Vrasja e gazetarit Khashoggi, dënohen me vdekje 5 persona
Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar pesë persona me vdekje për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar.
Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite, u vra brenda konsullatës në qytetin turk të Stambollit nga një ekip agjentësh saudit.
Raportuesi special Agnes Callamard bëri thirrje që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman të hetohet për vrasjen.
Princi i kurorës ka mohuar çdo përfshirje, por në tetor ai tha si udhëheqës saudit mori përgjegjësinë e plotë.