Vrasja e gjeneralit, BE-ja rrit masat

2020 nisi me një tension që deri më tani përflitet si fillimi i një lufte të re. Vrasja e gjeneralit iranian, Qasem Soleiman në Irak nga forcat amerikane ka ndikuar në politikat e sigurisë së vendeve evropiane. Ministria e Brendshme gjermane ka shtuar masat në mbrojtje të objektivave amerikane dhe atyre hebraike. Madje niveli i gatishmërisë në landet gjermane është rritur.

Më herët Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me homologun e Rusisë, Vladimir Putin, ku në qendër ishte frika e përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm francez ka përforcuar idenë se duhet të këtë një koalicion kompakt kundër ISIS.

Më i drejtpërdrejtë është treguar ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në reagimin e tij kur shprehet se i bëri të ditur sekretarit amerikan të shtetit se operacioni amerikan nuk i ka lehtësuar aspak tensionet në rajon. Nuk vonoi përgjigja e sekretarit Mike Pompeo, i cili tha se evropianët nuk i treguan bashkëpunues.

SHKARKO APP