Vrasja e shkencëtares amerikane, zbardhet dëshmia në gjykatë e të akuzuarit: Unë e vrava, por nuk e përdhunova
Prokuroria kërkoi sot dënimin e 28-vjeçarit, Yiannis Paraskakis, i cili akuzohet për vrasjen e shkencëtares amerikane Susan Eaton.
Prokurori deklaroi në seancën gjyqësore se i akuzuari është i vetëdijshëm për atë që ka bërë dhe sugjeroi shpalljen fajtor të tij për vrasjen dhe përdhunimin e biologes.
Avokatët e mbrojtjes civile folën për një vrasës gati serial, i cili nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi.
“Në pjesën më amorfe të botës, u krye krimi më i urryer”, thanë ata, ndër të tjera.
Më parë, i akuzuari kishte pranuar fajësinë për krimin, por pretendoi se nuk kishte asnjë kontakt seksual me të dhe se gjithçka që ndodhi ishte një aksident.
“Ishte një ditë si çdo ditë tjetër. Kishte festë në shtëpinë tonë dhe unë kisha shkuar në Tavronitis për të bërë ca gjëra dhe për të mbledhur dru. Bëra një shëtitje për të kaluar kohën dhe pashë gruan amerikane por nuk i kushtova vëmendje.
Kur po kaloja pranë dhe ajo ishte pranë meje, e pashë që përfundoi nën rrota. Nuk prisja që ajo të jetonte. Me vete nuk kisha celular për të thirrur policinë ose prindërit e mi. Nuk isha i kthjellët.
E mora dhe e futa në bagazh. E vendosa atje sepse nuk mund ta shihja. E dija që policia do të më kapte, por nuk shkova në polici për të kaluar edhe ca ditë me familjen time,” tha i akuzuari në faljen e tij.
“Po mendoja për pasojat e asaj që bëra, por ishte tepër vonë,” shtoi ai.
“I preka pulsin, ajo ishte e ngrirë dhe e kuptova që kishte vdekur. I preka pulsin sepse po të ishte gjallë do të shkoja te mjeku ”.
I pyetur nga gjykata për veprimet seksuale që përshkruan në dëshminë e tij, ai tha se pas presionit u detyrua të thoshte gjëra që nuk janë të vërteta.
“Nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me të,” pretendoi i akuzuari.
“Fillova të them po për gjithçka që ata më thanë,” tha ai.
Më tej ai përshkroi se si e nxori viktimën nga bagazhi.
“Qëndrova në vend për pak kohë që të qartësohem. Isha në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Disa e shohin atë si një krim të paramenduar, por nuk ishte kështu. Ajo donte të kalonte në anën tjetër të rrugës dhe unë e godita atë,” tha i akuzuari.
28-vjeçari tregoi gjithashtu se pas ngjarjes e kishte larë dhe pastruar makinën me zbardhues sepse në vijimësi nuhaste erën e viktimës dhe dëgjonte britmat e saj ndërsa ishte në bagazh.
“Në ditët që pasuan, u përpoqa ta harroja si ngjarje dhe t’i kaloja me familjen time,” përfundoi i akuzuari.
Ai gjithashtu këmbënguli që ai të merrej me magjinë e zezë dhe magjinë Solomon.
Më parë, gjykimi ishte gati të ndërpritet, pas një kërkese të bërë nga mbrojtja që ekspertët të dëshmonin personalisht në gjykatë për tu marrë pyetje në lidhje me gjendjen psikologjike të të akuzuarit.
Gjykata u tërhoq dhe vendosi të rrëzojë kërkesën e mbrojtjes.
Avokati mbrojtës i të pandehurit kishte bërë përpjekje të forta për të mbështetur pretendimet e tij.
Ai kishte thirrur një psikolog nga Komuna e Egaleo i cili kishte mbështetur deklaratat e nënës së të akuzuarit, sipas të cilës ajo kishte tre biseda telefonike me të birin, një javë para incidentit, që provonin se ai ishte mbyllur në vetëvete dhe sillej ndryshe.
Më herët, u lexua ekspertiza mjeko-ligjore, ku thuhej se i akuzuari ishte i aftë mendërisht kur e kreu krimin.
Dëshmia e motrës së Susan Eaton, Julia, shkaktoi emocione, ndërsa dy dëshmitarët që gjetën trupin e gruas amerikane i thanë gjykatës se ishte “sikur të kishte rënë nga një lartësi prej shtatë metrash në shkëmbinj”, ndërsa theksuan se e gjetën trupin për shkak të erës karakteristike.
Gjithashtu, një oficer i Sigurimit të Chania kishte deklaruar se autori gjatë dëshmisë së tij kishte treguar se ishte përpjekur të bënte diçka të ngjashme edhe më parë, por pa sukses.
Raporti i tij u hetua nga autoritetet dhe u zbulua se kishte një ankesë konkrete ndaj tij.