Vrasja e shkencëtarit të njohur, Irani: S’kishte autorë në skenë, përdorën armë të kontrolluar nga distanca

Irani ka hedhur një tjetër tezë mbi vrasjen e shkencëtarit të njohur të armëve bërthamore, Mohsen Fakhrizadeh. Sipas shefit të sigurisë, Ali Shamkhani shkencëtari u vra nga një armë e kontrolluar nga distanca dhe se në skenë s’kishte autorë.

Sipas zyrtarëve të lartë iranianë, sulmi ka qenë i organizuar nga Izraeli dhe opozita iraniane në mërgim. Fillimisht u mendua se shkencëtari u qëllua nga disa autorë me breshëri teksa lëvizte me makinë, teksa tani duket se sulmi ka qenë shumë më i sofistikuar.

Vrasja e shkencëtarit pritet të sjellë tensione, sidomos mes Iranit e Izraelit.

SHKARKO APP