Vrasja e shkencëtarit të njohur/ Televizioni iranian: Arma e përdorur në krim është prodhuar në Izrael

Një media iraniane e quajtur Press Tv, e cila transmeton në gjuhën angleze, ka raportuar të hënën se arma e përdorur në vrasjen e shkencëtarit të shquar iranian bërthamor Mohsen Fakhrizadeh javën e kaluar u prodhua në Izrael.

“Armët e mbledhura nga vendi i veprimit terrorist (ku u vra Fakhrizadeh), mbajnë logon dhe specifikimet e industrisë ushtarake izraelite”, citohet t’i ketë thënë një burim pa emër Press TV, shkruan Reuters.

Megjithatë, zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë një përgjigje të menjëhershme, në lidhje me këtë raport të publikuar. Al Alam TV në arabisht ka thënë se armët e përdorura në vrasjen e Fakhrizadeh ishin “të kontrolluara nga sateliti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, dëshmitarë nga vendngjarje kanë thënë për mediat iraniane se ka pasur njerëz të armatosur në tokë, që morën pjesë në vrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakhrizadeh, i cili kishte pak profil publik në Iran, por që konsiderohej nga Izraeli si një lojtar kryesor në atë që thotë se është kërkimi i armëve bërthamore të Iranit, u vra të premten kur ai u zu pritë në një autostradë pranë Teheranit.

Vrasja e tij ka shkaktuar debate në publik, sidomos me projektin shumë të diskutuar të Iranit, për armët bërthamore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?