Vrasja makabre e 21 vjeçarit shqiptar, i akuzuari: Ishin të dy të lyer në gjak, u frikësova

Giuseppe Petriccione , 46-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e një 21-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe në një sulm brutal, pretendon se përgjegjës për këtë ngjarje ishte shoku i tij i dhomës.

Giuseppe Petriccione mohon të ketë përfshirje në vrasjen e Serxhio Markut, ngjarje e ndodhur shtatorin e shkuar në Stafford Road.

Petriccione, 46 vjeç jetonte me Francesco D’Agostino dhe dy kuzhinierët, me të cilët punonte në Donatello në Brighton, dhe kishin blerë kokainë nga viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama

21-vjeçari shqiptar pësoi dëmtime të shumta gjatë një incidenti në banesë në orët e para të 11 shtatorit të vitit të kaluar dhe vdiq gjatë rrugës për në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Petriccione dhe D’Agostino akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e të riut shqiptar.

Ata kishin kokainë prej tij një natë para ngjarjes dhe Marku ishte kthyer natën për të sjellë sërish lëndë narkotike.

Por Petriccione mohon çdo përfshirje në vrasjen e tij.  Gjatë marrjes në pyetje ai u tha oficerëve: “Unë nuk e njihja viktimën. Po përpiqesha t’i ndaja. Ata po përlesheshin ”

Petriccione, nga Arienzo Itali, ka treguar se, shoku i tij i dhomës dhe Marku u përleshën duke përdorur thika dhe shtangë.  

“E di që tingëllon absurde, por e urrej dhunën, kam frikë prej saj. Të dy ishin të mbuluar me gjak, ata më shtynë mënjanë. Unë isha personi që u përpoqa t’i ndaj. Unë pashë disa veprime therëse, kisha frikë. Ata po flisnin në anglisht dhe unë nuk mund ta kuptoja”, ka rrëfyer ai.

Policia e pyeti Petriccione pse ishte i mbuluar me gjak dhe më pas ishte përpjekur ta lante atë. Ai tha: “Thjesht po më shqetësonte. Unë jam një person paqësor”.

Petriccione pretendon se shoku i tij tha se Marku i kishte kërcënuar dhe kjo ishte bërë shkak për sherrin mes tij dhe autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?