Vrasja që tronditi Italinë, pronari i shtëpisë masakron pastruesen 19-vjeçare pasi e ngacmoi

Një vajzë 19-vjeçare, Jessica Valentina Faoro, u qëllua për vdekje me thikë në Milano të Italisë. Ishin agjentët e policisë ata që e gjetën në një apartament në Brioschi të Milanos. Vajza jetonte në shtëpi me një çift, ku punonte si pastruese. Pronari 39-vjeçar Alessandro Garlaschi, u arrestua për vrasje.

Nga dyshimet e policisë italiane mendohet se 39-vjeçari ka pritur që gruaja e tij të largohet nga shtëpia, në mënyrë që të ngacmonte të renë, duke hasur refuzimin e saj.

C_2_fotogallery_3085802_4_image

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam hyrë në telashe të mëdha,” u ka thënë shoferi i tramvajit teksa dilte nga shtëpia e tij këtë mëngjes. Ditët e fundit sipas disa dëshmitarëve, 39-vjeçari dhe vajza u panë duke ecur bashkë në një kopësht të zonës. Gruaja e Garlaschi-t, në lot, u mor në pyetje nga policia. Nuk është e qartë nëse ajo ishte e pranishme në shtëpi në momentin e vrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa merrej nga policia, shoferi i tramvajit u has me një sërë britmash e ofendimesh nga fqinjët dhe kalimtarët: “Je përbindësh, i mallkuar, shpresoj të kalbesh në burg”.

C_2_fotogallery_3085802_2_image

Banorët e zonës e kanë përshkruar 39-vjeçarin dhe gruan e tij si të dyshimtë dhe jetonin në atë zonë prej pak kohësh. Edhe marrëdhëniet me fqinjët nuk i kishin shumë të mira, shkruajnë mediat italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?