Vrau 2 persona dhe plagosi një të tretë gjatë protestave në SHBA, arrestohet 17-vjeçari i pamëshirshëm
Një 17-vjeçar i identifikuar si Kyle Rittenhouse është arrestuar ditën e sotme në SHBA nën akuzën për vrasje. Rittenhouese ka ekzekutuar me armë zjarri dy persona gjatë një proteste si dhe ka plagosur një të tretë. Zyrtarët policor kanë fakte të pakundërshtueshme se 17-vjeçari është autori i vrasjes së dy personave në Kenosha të Uisconsit.
Qyteti i liqeneve u trondit nga trazirat civile që nga e diela, kur policia qëlloi Jacob Blake, 29 vjeç, në sy të 3 djemve të tij me 7 plumba. Ky incident, i incizuar me video, bëri që pranë në SHBA të nisi demonstrata ndaj racizmit.
Protestuesit kanë thënë se policia ka shtuar masat e saj represive. Dhuna bëri që disa zyrtarë të zgjedhur të bëjnë thirrje për forcimin e trupave të Gardës Kombëtare ose vendosjen e oficerëve federale të zbatimit të ligjit. Rittenhouse, 17 vjeç, u arrestua me urdhër në Illinois dhe u akuzua për vrasje me dashje të shkallës së parë në Kenosha, tha një zyrtar vendor i gjykatës.