Vrau 4 studentë, jepet dënimi për 30-vjeçarin
30-vjeçari që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm. Bryan Kohberger u deklarua fajtor si pjesë e një marrëveshjeje që nënkuptonte se ai do të shmangte dënimin me vdekje.
Kohberger hyri fshehurazi në një shtëpi me qira në Idaho, e cila nuk është shumë larg kampusit universitar, dhe vrau Ethan Chapin, Xana Kernodle, Madison Mogen dhe Kaylee Goncalves
Në gjykatë, Bethany Funke, e cila i mbijetoi sulmit, tha për shoqet e saj të dhomës në një deklaratë: “E urrej që ato kanë ikur, por për ndonjë arsye, unë jam ende këtu dhe kam mundësi të jetoj. Ende mendoj për këtë çdo ditë. Pse unë? Pse arrita të jetoja unë dhe jo ato?”.
KOHA JONË SONDAZH

