Vrau gruan/ Greku shoqërohet në Prokurori, ja pse policia e veshi me jelek anti-plumb (VIDEO)

Është një nga ngjarjet më të përfolura në Europë. 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos, i cili vrau bashkëshorten disa javë më parë në Greqi, shoqërohet për në zyrën e Prokurorisë.

Irritimi i qytetarëve të Greqisë dhe jo vetëm, ndaj pilotit, ka qenë aq i madh sa autoritetet e kanë konsideruar të arsyeshme që 32-vjeçari të mbante një jelek anti-plumb.

Familjarët e të resë apo ndonjë person tjetër që ka akumuluar mllef ndaj tij mund ta sulmonte dhe efektivët kanë marrë masa për këto raste.

Përveç jelekut të bardhë, i riu shihet se dhe në fytyrë mban një maskë anti-covid. 32-vjeçari është shoqëruar nga forca të shumta policie për në zyrën e Prokurorit.

SHKARKO APP