Vrau mbi 1 milionë njerëz, Erdogan e pranon hapur: COVID-19, kriza më e madhe e shekullit të fundit!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) që u kushtoi me jetë mbi 1 milion njerëzve është një ndër krizat më të mëdha të shekullit të fundit, raporton Anadolu Agency.

Presidenti Erdoğan këto vlerësime i bëri në sesion hapës të Forumit Ekonomik dhe të Biznesit Turqi-Afrikë, në të cilën mori pjesë nëpërmjet video-lidhjes.

Duke folur mbi pandeminë dhe efektet e saj, ai tha se COVID-19 është një ndër krizat më të mëdha të shekullit të fundit.

“Në periudhën kur vendet e zhvilluara perëndimore kanë hyrë në luftëra maskash, popujt e Afrikës fatkeqësisht janë lënë në fatin e tyre kundër pandemisë”, tha Erdoğan.

Ai tregoi se vendi i tij gjatë kësaj periudhe i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për mbështetje të 154 vendeve të ndryshme dhe 8 organizatave ndërkombëtare.

“Ndjejmë keqardhje të madhe që deri më sot nga kjo sëmundje janë prekur rreth 1.5 milion prej miqve tanë afrikanë”, u shpreh ai.

Në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe vendeve afrikane, presidenti turk tha se numrin e ambasadorëve në mbarë kontinentin prej 12 e kanë ngritur në 42.

“Platforma e Partnerëve të Shëndetësisë Turqi-Afrikë mund të mundësojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm në sektor”, tha Erdoğan.

Malësia e Karabakut është një tokë e Azerbajxhanit

Erdoğan, në fjalimin e tij, gjithashtu foli edhe rreth konfliktit të fundit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Malësia e Karabakut është një tokë e Azerbajxhanit e okupuar që rreth 30 vite nga Armenia”, theksoi ai, për të vazhduar:

“Zgjidhja e këtij problemi, i cili është kthyer në gangrenë për 30 vjet për shkak të qëndrimit pa kompromis dhe të llastuar të Armenisë është të marrë fund okupimi”, tha ai.

Përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit filluan më 27 shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile azerbajxhanse dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar edhe viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

SHKARKO APP