Vrau nëntë gra që i kontaktoi në Twitter, dënohet me vdekje

Një burrë në Japoni që vrau nëntë gra pasi i kontaktoi ata në Twitter është dënuar me vdekje.

Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në 2017 pasi pjesë të copëtuara trupi u gjetën në banesën e tij. Ai ishte deklaruar fajtor për vrasjet në tetor, duke thënë se akuzat kundër tij ishin “të gjitha të sakta”

Të gjitha viktimat e tij ishin gra të reja. 30-vjeçari kishte përdorur Tëitter për të joshur gratë në shtëpinë e tij, duke thënë se ai mund t’i ndihmonte të vdisnin dhe në disa raste pretendoi se do të vriste veten përkrah tyre, shkruan BBC

Vrasjet serike u shfaqën për herë të parë në Halloween në vitin 2017 kur policia gjeti pjesë të copëtuara të trupit në banesën e Shiraishi në qytetin japonez të Zama, afër Tokios. Avokatët e tij kishin argumentuar më parë se akuzat e tij duhej të ishin zvogëluar, duke pretenduar se viktimat e tij kishin dhënë pëlqimin për t’u vrarë.

Megjithatë, Shiraishi më vonë kundërshtoi versionin e ngjarjeve të ekipit të tij të mbrojtjes dhe tha se ai vrau pa pëlqimin e tyre. Të martën, gjykatësi që dha vendimin tha se “asnjë nga viktimat nuk pranoi të vritej”.

SHKARKO APP