Vrisnin pronarët e shtëpive, ekzekutohen agjentët imobiliarë

Bjellorusia ekzekutoi dy agjentë imobiliarë si përgjegjës për vrasjen e 6 personave të alkoolizuar. Daily Mail shkruan se ata i detyronin të hiqnin dorë nga shtëpitë e tyre  dhe më pas i ekzekutonin.

Igor Gershankov, 37 vjeç dhe Semyon Berezhnov, 32 vjeç, u  ekzekutuan me armë pas koke në burgun e Minskut.

Vrasësit merrnin me qera apartamentet për një ditë dhe pretendonin se do t’ia shisnin ato klientëve. Gruaja e 37-vjeçarit Gershankov, nëna e dy fëmijëve, u dënua me 24 vite burg, duke i shpëtuar në këtë mënyrë dënimit me vdekje në Bjellurusi, vendi i fundit në Europë që e ka akoma si dënim. Një anëtar i katërt i bandës së agjentëve të ligë, Boris Kolysnikov, 22 vjeç u burgos me 22 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Aleksandër Lushenko, i cili drejton shtetin e Bjellorusisë, është cilësuar shpeshherë si ‘diktaktori i Europës’ që refuzon të heqë dorë nga një dënim i tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi i agjentëve imobiliarë u dënua për përndjekjen dhe vrasjen e 6 personave të alkoolizuar të cilët jetonin në rajonin e Mogilyov dhe i bindin të shkëmbenin shtëpitë  e tyre për një apartament më të vogël dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Viktimave u tregohej shtëpia e tyre e re, në të vërtetë një apartament që ‘agjentët e ligë’ kishin marrë me qera për një ditë, në këtë mënyrë duke firmosur edhe dënimin me vdekje. Agjentët i ofronin vodka për të festuar marrëveshjen, por brenda pijeve kishte ilaçe që i bënte ata të përgjumur. Pasi pija jepte efektin, ata i dërgonin në një vend të braktisur dhe më pas i vrisnin, ndërsa në raste të tjera sipas policisë, ata varroseshin të gjallë.

Të paktën 3 varre bosh ishin bërë gati, për viktimat e ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?