Vritet 63-vjeçari në Filipine, theu masat ndaj koronavirusit

Pak ditë më parë presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte tha se në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Policia është urdhëruar që të qëlloj për vdekje çdo qytetarë që thyen masat.

“Urdhrat e mia për policinë dhe ushtrinë janë të qarta: qëlloni për vdekje ndaj çdokujt që nuk bindet dhe vë jetën tuaj në rrezik”,-tha Duterte

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ky urdhër është zbatuar nga autoritetet në Filipine. Një 63-vjeçar është vrarë në ishullin Mindanao në Filipine pasi nuk kishte vendosur maskë dhe më pas sulmoi policin.

Filipinet janë ndoshta shteti me masat më të rrepta në luftën ndaj koronavirusit, ndërsa deri tani janë konfirmuar mbi 3600 të prekur dhe 163 persona të vdekur.

SHKARKO APP