Vritet biznesmeni i fuqishëm në San Torini, autorët e djegin të gjallë në dhomën e hotelit

Një nga biznesmenët e njohur në fushën e hotelerisë në San Torini është gjetur i vdekur ditën e sotme. Biznesmeni u gjet i djegur nga njerëz të Shërbimit Zjarrfikës, të cilët u rrirrën për të shuar një flakë në zonën Osia.

Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën Departamentin e Zjarrfikësve ndërsa panë tym nga brenda hotelit. Kur mbërritën katër zjarrfikësit ato vërejtën se vendi i vetëm ku kishte vatër zjarr ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar. Disa persona ende të paidentifikuar i kishin vënë zjarrin për ta djegur, ndoshta i gjallë. Vendi u rrethua menjëherë dhe u thirr Policia.

Askush nuk mund ta dijë se çfarë ka ndodhur më parë dhe nëse autori ose autorët e kanë goditur dhe më pas janë përpjekur të djegin 69-vjeçarin për ta zhdukur. Sidoqoftë, pjesa tjetër e hotelit nuk u shqetësua.

Çështja u konsiderua shumë serioze dhe për këtë arsye oficerët e policisë nga departamenti i vrasjeve të Attica Security do të shkojnë nesër në ishullin e San Torinit, për të ndihmuar në hetimet, për shkak të përvojës së tyre.

Sipas informacionit, janë identifikuar disa gjurmë që mund të jenë gjak, por mbeten për tu identifikuar në laborator.

SHKARKO APP