Vritet bosi i kartelit më të fuqishëm kolumbian, pasardhësi i Escobar

I konsideruar pasardhësi i Pablo Esbocar, Roberto Vargas u vra në Kolumbi në një operacion të policisë dhe ushtrisë së Bogota, ku u përdorën edhe helikopterë.

“Jeta e Vargas, i njohur edhe si skifteri, është shenjuar nga gjaku dhe armët”, raportojnë mediat kolumbiane, duke sjellë në kujtesë se si ai kishte arritur të bëhej numri 2 i kartelit ‘Clan del Golfo’, që sot është karteli më i fuqishëm në Kolumbi.

Për kokën e Vargas ishte vënë një shpërblim prej 2 milionë dollarësh. Vdekjen e Vargas mes shteteve Antioquia e Choco, e njoftoi presidenti kolumbian Juan Manuel Santos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacionit u vranë edhe 11 burra që i shërbenin atij, raportojnë mediat lokale, teksa shtojnë se më herët Roberto Vargas ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare dhe pastaj grupit paramilitar ”Autodefensas unidas de Colombia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?