Vritet edhe një tjetër shqiptar në Siri
Një tjetër shqiptar është vrarë në Siri.
Mediat bëjnë të ditur se viktima është me inicialet K. A. nga Pestova e Vushtrrisë. Ai është viktima e radhës nga shqiptarët e Kosovës në luftën e Sirisë.
Policia është njoftuar se kosovari është vrarë me 2 shkurt.
Këto burime kanë bërë të ditur se vushtrriasi jetonte në Gjermani nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri.
Vrasja e Vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.
Të dhënat e policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetar të kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.
KOHA JONË SONDAZH

