Vritet gazetari, po investigonte korrupsionin qeveritar

Një gazetar i njohur investigativ, Jan Kuçiak është vrarë në shtëpinë e tij së bashku me të dashurën, nga të shtënat me pistoletë.

Sipas të përditshmes “Dennik N”, vrasja e ndodhur në Sllovaki gjatë fundjavës dyshohet të jetë e lidhur me aktivitetin e reporterit, i cili po hetonte mbi mashtrimet fiskale, veçanërisht në rastet e disa personave të afërt me partinë në qeverisjen e vendit, të socialdemokratëve (SMER), të kryeministrit Robert Fico.

Kuçiak, vetëm 27-vjeç, ka punuar edhe për faqen e rëndësishme të internetit “Aktuality.sk”. Ky është rasti i fundit i vrasjes së një gazetari që merret me hetimin e çështjeve korruptive nga qeveritarë apo persona të lidhur me ta, pas atij që u shënua në Maltë në fund të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?