Vritet mercenari famëkeq rus, autor i dyshuar i disa masakrave në Ukrainë
“Ai u vra gjatë një nate gjatë një zbulimi të zonës, së bashku me një shok, me sa duket në duart e një snajperi”. Fjala është për një mercenar famëkeq rus i njohur si “Xhelati”, dhe i dyshuar për masakrën e të burgosurve të luftës dhe civilëve në Ukrainë.
Kanalet dhe mediat në gjuhën ruse në Telegram, raportuan se Vladimir Andonov, 44-vjeç, një anëtar i supozuar i ushtrisë private të frikshme të Presidentit rus Vladimir Putin, Grupi Wagner, u qëllua për vdekje nga një snajper ukrainas në Kharkiv.
Andonovin vepronte me emrin e koduar “Vaha”, si një vullnetar nga Republika e Buryatia, i cili fitoi famë në vitin 2014, kur udhëtoi për herë të parë në Ukrainë pas pushtimit rus dhe aneksimit të Krimesë.
KOHA JONË SONDAZH

