FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vritet në mes të qytetit gazetari që raportonte për trafikun e drogës

Ekzekutohet gazetari dhe shkrimtari i famshëm meksikan Javier Valdez. Persona të paidentifikuar hapën zjarr mbi të ndërsa ndodhej në mjetin e tij në qytetin Culiacan të shtetit Sinola në Meksikë pak metra larg redaksisë ku ai punonte prej vitesh, duke e lënë të vdekur në vend.

Valdez, 50 vjeç, mori Çmimin e Lirisë Ndërkombëtare për Shtyp nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) në vitin 2011 për mbulimin ndaj trafikut të drogës.

Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë gjatë këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur në promovimin e librit të tij vitin e kaluar, ai tha: “Të jesh gazetar është sikur të jesh në listën e zezë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe pse mund të keni antiplumb dhe truproje, bandat do të vendosin se në ç’ditë do t’ju vrasin”.

Gjatë karrierës së tij që përfshin gati tre dekada, Valdez shkroi gjerësisht mbi trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa.

Karteli besohet të jetë përgjegjës për rreth 25% të të gjitha ilaçeve ilegale që hyjnë në SHBA nëpërmjet Meksikës.

Themeluesi i saj Joaquin Guzman, i njohur edhe si “El Chapo”, u kap në vitin 2014 dhe aktualisht është në burg duke pritur gjykimin në SHBA.

Në mars, pasi gazetari Miroslava Breach u qëllua për vdekje, Valdez u citua të thoshte “Jo heshtje” dhe “Le të na vrasin të gjithëve”.

Ashtu si Valdez, edhe Breach kishte raportuar për krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe korrupsionin.

Në atë kohë, CPJ tha se 38 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga 1992.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?