Vuçiç bëhet për ujë të ftohtë nga raportuesi për Serbinë në PE
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik është përplasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Bilčik nuk ka të drejtë ta përcaktojë se me kë duhet të marrë pjesë Serbia në stërvitje ushtarake.
“Detyra ime si raportues në Parlamentin Europian për Serbinë është të punoj hapur dhe konstruktivisht, në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Brukselit, midis Serbisë dhe institucioneve të BE-së.
Komenti im ishte një mesazh miqësor, i cili nënvizonte se kjo është çështje e rëndësishme. Padyshim kjo është një zgjedhje sovrane dhe e lirë e Serbisë, por është e rëndësishme të theksohet se disa lëvizje mundtë kenë pasoja.
Zgjerimi i BE-së dhe anëtarësimi, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rregullimin e një vendi ndaj veprimtarive të BE-së. Sigurisht, ne e dimë që, kur flasim për politikën e jashtme dhe të sigurisë, vënia e Serbisë në shina ështe një detyrë sfiduese”, tha Bilčik.