Vuçiç flet për qeverinë e Prishtinës: Njerëz me ideologji enverhoxhiste

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e sotme në “Ditarin Kombëtar” në TV Pink ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e cilësuar si marksist dhe eneverhoxhist. Vuçiç tha se mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka pasur asnjëherë bisedime reale.

“Ata u përpoqën të përdorin truke për të fajësuar në çdo mënyrë Beogradin për çdo të keqe që ndodh në fushë. Kemi të bëjmë me njerëz enverhoxhistë, ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste. Ata nuk duan një bisedë sepse pretendojnë se janë një shtet sovran.

Sigurisht që ideologjia e tyre ka qëllimet e veta dhe e para është dëbimi i serbëve dhe shkatërrimi i popullit serb në Kosovë. Do të shohim nëse KFOR-i do ta mbajë fjalën që na dhanë se nuk do të ketë hapje të asaj ure pa marrëveshje me serbët”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?