Vuçiç ha byrek përpara takimit me Kurtin, e shoqëron me kos

Përmes një fotoje të publikuar rrjetin social Instagram, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tregoi sesi po përgatitet për javën e ardhshme, kur e pret një darkë pune në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme e besoj dhe të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Europën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në krah të fotos.

Takim joformal, i thirrur nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell shihet si një zhvillim i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve. Ai do të përbëjë të parën herë që Vuçiç dhe kryeministri Kurti takohen përballë.

SHKARKO APP