Vuçiç: Kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka përsëritur se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga qëllimi për të ripushtuar Kosovën, pavarësisht presionit periodik të ndërkombëtarëve për njohjen e pavarësisë së saj.

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga fytyra jonë, nuk do të heqim dorë kurrë nga Kosova dhe Metohia, sado që ta kërkojnë dhe çfarëdo që të japin për të”, tha Vuçiç mbrëmjen e 24 tetorit në një tubim politik në Serbi.

Ai po ashtu theksoi se Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, si dhe të ruajë marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe të gjitha vendet e tjera mike.

SHKARKO APP