Vuçiç ndërpret vizitën në Kazakistan, bëhet baba për herë të tretë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përfundoi para kohe një vizitë në Kazakistan dhe u kthye sot në mëngjes në Beograd për të parë fëmijën e tij të tretë, një djalë, i cili u lind dje në mbrëmje.

Me mbërritjen e tij në aeroportin ”Nikola Tesla”, Vuçiç u pa i qeshur dhe i emocionuar dhe nuk bëri asnjë deklaratë.

Ai shkoi menjëherë te bashkëshortja, Tamara dhe te i biri, i cili u lind 15 ditë para datës së parashikuar nga mjekët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për djalin e tretë, pas Danilos dhe vajzës Milica.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihet emri që do t’i vënë atij.

Në Kazakistan, presidenti serb mori pjesë në përurimin e ”Expo 2017” për energjinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?