Vuçiç: Pavarësisht BE, do mbajmë marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaron se objektivi i Serbisë është integrimi në BE, por edhe partneriteti i ngushtë me Rusinë dhe Kinë.

Deklarata e Vuçiç u bë gjatë takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrel, dje në Beograd.

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë dhe Kinë dhe do t’i zhvillojmë ato edhe më tej”,- tha Vuçiç.

Vuçiç deklaroi se nuk e kuptonte se përse Gjermania, Franca dhe Austria shpesh herë i kanë shprehur shqetësime për raportet që Serbia ka me Rusinë. Ndërkohë  Josep Borrel u shpreh se për sa kohë që Serbia kërkon të hyjë në BE, politika e jashtme e saj duhet të jetë e njëjtë me atë të unionit.

Serbia ka qenë shpesh në qendër të kritikave për shkak të blerjes së armëve nga Rusia dhe mos pranimit të vendosjes së embargos ndaj produkteve ruse. Politika e saj e jashtme shihet edhe si një zgjatim i interesave të Rusisë në rajonin e Ballkanit.

SHKARKO APP