Vuçiç përgëzon shkrimtarin Handke për fitimin e çmimit Nobel

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç uroi shkrimtarin austriak Peter Handke për fitimin e çmimit Nobel për letërsinë.

“Të lutem prano urimet e mia të sinqerta. Si fitues i çmimit Nobel ju jeni skalitur me të pavdekshmëve. Ky çmim është për veprat tuaja, njohuritë tuaja dhe kreativitetin, por mbi të gjitha për parimet morale që ju keni” – shprehet Vuçiç.

Gjithashtu Presidenti serb e ftoi Handke për të vizituar Serbinë.

Peter Handke, 77 vjeç, u përurua nga Vuçiç pavarësisht se ai ka shprehur simpati dhe mbështetje për liderin serb Slobodan Miloseviç.

Ai pretendonte se muslimanët boshnjak në Sarajevë vranë veten duke mohuar se Serbia kreu gjenocid në Srebrenicë.

Në ceremoninë e çmimit Nobel nuk morën pjesë shtete si Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia.

SHKARKO APP