Vuçiç rikonfirmon Bernabiç si Kryeministre: Besnike ndaj Serbisë, nuk bën lajka! Do kemi dy Ministri të reja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, emëroi të hënën Ana Bërnabiçin mandatare për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Vuçiç tha se ka pasur disa kandidatë, por Bërnabiç, e cila ka qenë kryeministre e Serbisë nga viti 2017, “ka punuar në interes të qytetarëve, ka qenë besnike ndaj Serbisë dhe ka punuar për përfitimet e vendit”.

“Ajo ndoqi një politikë të disiplinuar dhe të përgjegjshme, ajo nuk i bëri lajka qendrave të huaja të pushtetit ose askujt në vend, shtoi presidenti serb”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Bërnabiçin “ka një mendim shumë të lartë”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se i ka kërkuar asaj që të konsiderojë hapjen e dy ministrive të reja, për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, si dhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

“Po ashtu e kam lutur mandataren që, nëse është e mundur, 50 për qind ose afër 50 për qind e anëtarëve të qeverisë të jenë gra”, tha Vuçiç.

Ana Bërnabiç ka qenë kryeministre e Serbisë nga 29 qershori, 2017.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë mbajtur më 21 qershor.

Pragun prej 3% të votave e kanë kaluar shtatë lista, nga të cilat katër janë të pakicave.

Shumicën e ka fituar lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Për fëmijët tanë”, me 1,953,998 vota, apo 60.65% të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?