Vuçiç: Serbia është neutrale ndaj sanksione anti-ruse
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, konfirmon edhe njëherë se Serbia do të qëndrojë neutrale lidhur me sanksionet anti-ruse dhe marrëdhëniet e saj me Moskës.
“Nga njëra anë, ne nuk duhet të futemi në kurth dhe të dukemi si shërbëtor. Nga ana tjetër, ne duhet të ruajmë pavarësinë dhe vetëbesimin tonë në lidhje me vendimet që synon Moska. Rusia nuk na bombardoi në vitin 1999 (agresioni i NATO-s kundër Jugosllavisë – TASS). Mos harroni se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së Rusia përkrah Kinën, thënë sinqerisht, u ngrit për territorin e Serbisë”, tha Vuçiç.
Po ashtu Vuçiç më herët ka thënë edhe se Serbia beson se Rusia dhe Ukraina janë kombe vëllazërore, dhe se ndjen keqardhje për zhvillimet e fundit në Europën Lindore dhe mbetet e gatshme për të ofruar ndihmë humanitare për Kievin.