Vuçiç: Takimi me Putinin shumë i rëndësishëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pas dy ditësh në Moskë do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se shpreson se do të ketë lajme të mira për Serbinë pas këtij takimi.

Vuçiç, i cili nesër niset për në Rusi, parashihet se do ta vizitojë një kapacitet shkencor-teknologjik, e pastaj e dorëzon mirënjohjen të cilën ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, pas vjdekjes ia ka ndarë ambasadorit të dikurshëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, raporton agjencia Beta.

“Më 19 dhjetor e kam një takim të madh dhe të rëndësishëm me Putinin dhe shpresoj se do të ketë lajme të mira për Serbinë”, u tha sot Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në një rajon të Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?