Vuçiç telefonatë me Erdoganin për çështjen e Kosovës, e fton edhe në Serbi

Dialogu Serbi-Kosovë, vijon që të jetë një problem edhe për vetë Ballkanin dhe Europën. Ndaj dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ku kanë biseduar për situatën në rajon.

Dy udhëheqësit kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve sidomos në fushë ekonomike duke shprehur dëshirën për t’i intensifikuar më tej. Mësohet se Vuçiç i ka kërkuar Erdoganit që të vazhdojë të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë si e vetmja rrugë për Serbinë në zgjidhje ne çështjes së ndjeshme të Kosovës.

Presidenti turk sipas një komunikate të shpërndarë nga zyra e Vuçiç ka konfirmuar mbështetje të plotë të dialogut. Dy presidentët kanë diskutuar edhe për çështje të tjera ndërsa në fund Vuçiç e ka ftuar homologun e tij për vizitë në Serbi.

SHKARKO APP