Vuçiçit nuk i del e keqja me 4 gratë, flet për një telefonatë sekrete në OKB: Vjosa gënjeu

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është ende i zemëruar për atë që e konsideron një kurth të fuqive të mëdha dhe Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç ka nisur që të fantazojë, duke thurur skenarë të pakonfirmuar për mënyrën se si 4 heroinat, të cilat e vendosën në vështirësi, të jenë futur në sallë.

“Bënë një marrëveshje me anglezët dhe amerikanët dhe hynë. Dikush që ishte i ndërgjegjshëm nuk donte t’i lejonte të hynin dhe më pas erdhi një telefonatë. Mendoni se nga mund të vinte ajo telefonatë. Pastaj Vjosa gënjeu se ishin anëtare të kabinetit pasi nuk janë të tilla”, tha Vuçiç në Nju-Jork.

Prania e 4 grave të mbijetuara nga dhuna dhe torturat e forcave serbe në Kosovë bënë që presidenti serb shpesh të ulte kokën në ulësen e tij në shenjë turpi.

SHKARKO APP